Divjaka Jonë

Divjaka Jonë

"Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës."Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës.
Kthehu te lajmet

10 Shtator 2026

Qendra e Vizitorëve

Në kuadër të projektit “Fuqizimi Rinor dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Divjakë – Divjaka Jonë!”, zbatuar nga IRCA me mbështetjen e Bashkisë Divjakë, të rinjtë pjesëmarrës, së bashku me stafin e projektit dhe përfaqësues të Bashkisë Divjakë, zhvilluan një vizitë dhe takim pranë Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta, me përfaqësues të Zonave të Mbrojtura.

Gjatë takimit u diskutua mbi vlerat e veçanta natyrore dhe biodiversitetin e zonës Divjakë–Karavasta, rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të tyre, si dhe rolin që mund të luajnë të rinjtë në rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe vizitorëve për një turizëm më të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm. Një vëmendje e veçantë iu kushtua promovimit të destinacioneve turistike të Divjakës, informimit dhe orientimit të vizitorëve, mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së ekosistemeve të zonës, si dhe mundësive për të përfshirë më aktivisht të rinjtë në iniciativa lokale që lidhin turizmin, natyrën dhe trashëgiminë kulturore.

Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e informacionit, ideve dhe eksperiencave mes të rinjve dhe aktorëve lokalë, duke nxitur një angazhim të përbashkët për një Divjakë më të gjelbër, më të promovuar dhe më tërheqëse për vizitorët.

🤝 Ky aktivitet realizohet si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Divjakës, foto 1Vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Divjakës, foto 2Vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Divjakës, foto 3Vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Divjakës, foto 4Vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Divjakës, foto 5Vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Divjakës, foto 6Vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Divjakës, foto 7Vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Divjakës, foto 8Vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Divjakës, foto 9Vizitë në Qendrën e Vizitorëve të Divjakës, foto 10
Ky aplikacion është prodhuar në kuadër të projektit ReLOaD3, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP, në bashkëpunim me IRCA dhe Bashkinë Divjakë.