
9 Shtator 2026
Së bashku për një Divjakë më të pastër dhe më të gjelbër! 🌿
Të rinjtë, pjesë e Klubit të Ambasadorëve në Bashkinë Divjakë të krijuar nga IRCA u angazhuan në një aksion komunitar për 🧹 pastrimin e mjedisit dhe mbjelljen 🌳 e pemëve në zonën e plazhit dhe lagunës, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për mbrojtjen e natyrës, përgjegjësinë qytetare dhe angazhimin aktiv në komunitet.
Aktiviteti u realizua edhe në bashkëpunim me përfaqësues të zonave të mbrojtura, që iu shpjeguan me detaje të rinjve pasurinë e madhe natyrore të Divjakës, si dhe mundësitë për bashkëpunime për zhvillimin e turizmit.
🤝 Ky aktivitet realizohet si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).











