Divjaka Jonë

Divjaka Jonë

"Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës."Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës.
Kthehu te lajmet

9 Shtator 2026

Si mund të kthehet teknologjia në një mjet që promovon Divjakën dhe pasuritë e saj

Si mund të kthehet teknologjia në një mjet që promovon Divjakën dhe pasuritë e saj? Kjo ishte në qendër të diskutimit mes të rinjve dhe përfaqësuesve të institucioneve, të cilët ndanë ide dhe sugjerime konkrete mbi zhvillimin dhe përdorimin e aplikacionit “Divjaka Jonë”.

Diskutimi u fokusua në mënyrën se si aplikacioni mund të ofrojë informacion të aksesueshëm dhe të dobishëm për turistët, vizitorët dhe komunitetin lokal, duke promovuar atraksionet natyrore dhe kulturore, destinacionet turistike, traditat dhe pikat e veçanta të interesit në territorin e Divjakës. Të rinjtë sollën perspektivën dhe idetë e tyre mbi përmbajtjen dhe mënyrat e promovimit të aplikacionit, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve ndanë eksperiencën dhe rekomandimet e tyre për informacionet që mund të jenë më të vlefshme për vizitorët dhe për promovimin e qëndrueshëm të zonës.

🤝 Ky aktivitet realizohet si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Diskutim mbi aplikacionin Divjaka Jonë, foto 1Diskutim mbi aplikacionin Divjaka Jonë, foto 2Diskutim mbi aplikacionin Divjaka Jonë, foto 3Diskutim mbi aplikacionin Divjaka Jonë, foto 4Diskutim mbi aplikacionin Divjaka Jonë, foto 5Diskutim mbi aplikacionin Divjaka Jonë, foto 6Diskutim mbi aplikacionin Divjaka Jonë, foto 7
Ky aplikacion është prodhuar në kuadër të projektit ReLOaD3, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP, në bashkëpunim me IRCA dhe Bashkinë Divjakë.