Divjaka Jonë

Divjaka Jonë

"Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës."Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës.
Kthehu te lajmet

9 Korrik 2026

Të rinjtë frymëzojnë të rinjtë

Si pjesë e projektit “Fuqizimi Rinor dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Divjakë – Divjaka Jonë!”, zbatuar nga IRCA me mbështetjen e Bashkisë Divjakë, anëtarët e Klubit të Ambasadorëve Rinorë realizuan me sukses vizita edukative në shkollat e Bashkisë Divjakë, duke ndarë njohuri, përvoja dhe frymëzim me bashkëmoshatarët e tyre. 📚 Së bashku eksploruam trashëgiminë e pasur kulturore të zonës; potencialet turistike të Divjakës, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe rolin që secili prej nesh ka në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

🤝 Ky aktivitet realizohet si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Vizitë edukative në shkollat e Divjakës, foto 1Vizitë edukative në shkollat e Divjakës, foto 2Vizitë edukative në shkollat e Divjakës, foto 3Vizitë edukative në shkollat e Divjakës, foto 4Vizitë edukative në shkollat e Divjakës, foto 5Vizitë edukative në shkollat e Divjakës, foto 6Vizitë edukative në shkollat e Divjakës, foto 7Vizitë edukative në shkollat e Divjakës, foto 8Vizitë edukative në shkollat e Divjakës, foto 9Vizitë edukative në shkollat e Divjakës, foto 10
Ky aplikacion është prodhuar në kuadër të projektit ReLOaD3, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP, në bashkëpunim me IRCA dhe Bashkinë Divjakë.