Divjaka Jonë

Divjaka Jonë

"Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës."Divjaka Jonë" është një aplikacion i dedikuar për promovimin e Divjakës.
Kthehu te lajmet

28 Maj 2026

Trajnimi i të rinjve të Divjakës!

Projekti "Fuqizimi Rinor dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Divjakë – Divjaka Jonë!", është një projekt që po zbatohet nga IRCA, me mbështetjen e Bashkisë Divjakë. Projekti ka nisur me energjinë dhe entuziazmin e të rinjve, të cilët po angazhohen si agjentë ndryshimi në komunitetin e tyre. Në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore, rreth 23 të rinj, nxënës nga shkollat “Mihal Nako”, “Koli Sako”, “Miti Zoi Zaka”, “Çermë-Shkumbin” dhe “Çermë-Sektor”, morën pjesë në trajnimin e parë, duke krijuar zyrtarisht Klubin e Ambasadorëve Rinorë të Kulturës dhe Turizmit, me qëllim promovimin e vlerave kulturore dhe turistike të Bashkisë Divjakë.

🤝 Ky aktivitet realizohet si pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3. Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Trajnimi i të rinjve të Divjakës, foto 1Trajnimi i të rinjve të Divjakës, foto 2Trajnimi i të rinjve të Divjakës, foto 3Trajnimi i të rinjve të Divjakës, foto 4Trajnimi i të rinjve të Divjakës, foto 5Trajnimi i të rinjve të Divjakës, foto 6Trajnimi i të rinjve të Divjakës, foto 7Trajnimi i të rinjve të Divjakës, foto 8Trajnimi i të rinjve të Divjakës, foto 9Trajnimi i të rinjve të Divjakës, foto 10
Ky aplikacion është prodhuar në kuadër të projektit ReLOaD3, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP, në bashkëpunim me IRCA dhe Bashkinë Divjakë.